Isak Neziri: Radio Kosova e Lirë ishte zëri i UÇK-së dhe i popullit shqiptar në kohët më të vështira
04 janar 2025
| 18:33
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka kujtuar kohën e themelimit të Radios Kosova e Lirë.
Ai ka thënë se Radio Kosova e Lirë ishte bërë zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe i popullit shqiptar në kohët më të vështira.
“Më 4 janar 1999, në zemrën e maleve të Berishës, u themelua Radio Kosova e Lirë, duke u bërë zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i popullit shqiptar në kohët më të vështira. Sot, në këtë përvjetor, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje rolin e saj të pazëvendësueshëm në përhapjen e fjalës së lirë dhe informimit të drejtë gjatë luftës për liri. Lavdi dëshmorëve dhe nderim për të gjithë ata që kontribuuan në lirinë e Kosovës!”, ka shkruar ai në “Facebook”.