Isak Neziri: Se pranoj Albin Kurtin për kryeministër, vota e PDK-së në mërgatë do të katërfishohet
14 janar 2025
| 00:01
Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Isak Neziri ka thënë se mërgata është rreshtuar fuqishëm me Partinë Demokratike.
Neziri ka thënë se këto zgjedhje do të katërfshihohen votat e PDK-së në mërgatë sepse vizioni i PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza është i duhuri për Kosovën.
Tutje, i pyetur për koalicionet e mundshme, Isak Neziri ka shtuar se nuk e pranon në asnjë formë si kryeministër Albin Kurtin, duke thënë se vota e mërgatës është keqpërdorur në zgjedhjet e vitit 2021.
Këto deklarime Isak Neziri i ka bërë i ftuar në emisionin Politiko në Kanal 10 bashkë me deputeten Eliza Hoxha.