Isak Shabani i PDK-së synon përsëri mandatin e deputetit: Shërbimi ndaj qytetarëve është mision i imi
Ish i burgosuri politik, Isak Shabani është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai në listën e PDK-së garon me numrin 32. Shabani është një figurë e respektuar në rajonin e Llapit dhe jo vetëm. Kandidatura e tij për deputet është duke u mirëpritur, jo vetëm brenda strukturave të PDK-së, por edhe jashtë saj. Nga takimet e shumta të cilat është duke i prezantuar në “Facebook”, Shabani është duke marrë mbështetje që për herë të dytë të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Shabani ka thënë se shërbimi ndaj qytetarëve është mision i përhershëm i tij. “Shërbimi ndaj jush nuk ka orar, është mision i përhershëm. Ju përgjigjem gjithmonë, sepse zëri juaj është i shenjtë për mua. Gjithmonë me sinqeritet dhe përkushtim!”, ka thënë Shabani. Kujtojmë së Isak Shabani është kryetar i Degës së PDK-së në Podujevë.
Për t’i ndjekur aktivitetet e Shabanit, klinkoni: KËTU