Isak Shabani merr drejtimin e PDK-së në Podujevë

17 korrik 2022 | 12:42

Deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Isak Shabani ka marr besimin e elektoratit dhe antarësisë, për ta udhëhequr degën e PDK-së në Podujevë.

Sipas burimeve të “Epokës së re”, gjatë një tubimi të organizuar nga antarësia, deputeti Shabani unanimisht ka marrë këtë mbështetje.

“Dega e PDK-së në Podujevë ka kohë që është duke kaluar nëpër një kriz organizative, dhe njeriu i duhur për ta ringjallë këtë degë është Isak Shabani”, është deklaruar ky burim brenda PDK-së.

Isak shabani është ndër personalitet me kredibile që ka PDK-ja, ishte bashkëluftetar i Zahir Pajazitit, ish – i burgosur politik, ish zyrtar i lartë mbi 15 vite në Ministrinë e Shëndetësisë, ku në veqanti këtu njihet si profesionist dhe humanist.

Aktiviteti i tij politik ishte i begatë si para lufte ashtu edhe pas lufte.

Shabani për tri mandate ishte këshilltar i kuvendit Komunal në Podujevë si dhe mbi 10 vite nënkryetar i kesaj dege, ndërsa tani është deputet i Kosovës.

Isak Shabani në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021, ka marrë 8 mijë e 729 vota.

Isak Shabani ka lindur më 1964 në Orllan të Podujevës. Në vitin 1997 arrestohet nga pushteti i atëhershëm serb dhe akuzohet për terrorizëm si bashkëveprimtar i Zahir Pajazitit, akuzë kjo për të cilën Shabani ishe dënuar me 10 vjet burg. Shabani është i mbijetuar i masakrës së Dubravës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferizaj është një nga qytetet më të mëdha dhe me…