Isak Shabani: PDK-ja në Podujevë vazhdon punën përgatitore për zgjedhjet parlamentare
Kryetari i degës së PDK-së në Podujevë, deputeti Isak Shabni ka vazhduar me aktivitete politike edhe në nëndegët e saja. Shabani përmes llogarisë së vet në “facebook”, ka bërë të ditur se po vazhdon puna përgatitore për zgjedhjet parlamentare, në të gjitha nëndegët e partisë në regjionin e Llapit.
Njoftimi i plotë i deputetit Shabani:
PDK si partia kryesore në vend me struktura mirë të organizuara, çdo herë zgjedhjet i merr shumë seriozisht. Si rezultat, përveç angazhimit të strukturave rëndësi të veçantë i kushton edhe reflektimin e kërkesave të qytetarëve në programin zgjedhorë, e që do të bëhet program qeverisës, në shkurt të 2025, me kryeministër Bedri Hamza.
Për të pasur një fushatë zgjedhorë sa të suksesshme, me plan dhe aktivitete të përcaktuara mirë dhe në përputhje me nevojat e qytetarit, PDK ka vazhduar gjatë kësaj jave me formimin e shtabeve lokale zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen së shpejti.
Për të siguruar lidhjen sa më të mirë në mes Qytetarëve dhe Partisë, formuam shtabet në fshatrat: Gllamnik, Bajçinë dhe Balloc.
I falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë që idenë e PDK-së ta transmetojnë te secili qytetarë.
Entuziazmi për PDK-në si alternativë e vetme serioze qeverisëse, po rritet çdo ditë!