![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/caku.jpg)
Isak Shabani: PDK-ja shënoi rritje në Llap
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Podujevë, Isak Shabani, ka falënderuar qytetarët dhe strukturat e kësaj partie për mbështetjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka thënë se “falë përkushtimit dhe besimit, PDK në Podujevë ka shënuar rritjen më të madhe në nivel vendi, duke u rritur me 32 për qind krahasuar me zgjedhjet nacionale dhe 55% krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021”.
“Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë të Podujevës, faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme! Falë përkushtimit dhe besimit, PDK në Podujevë ka shënuar rritjen më të madhe në nivel vendi, duke u rritur me 32% krahasuar me zgjedhjet nacionale dhe 55% krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021. Kjo fitore është e juaja! Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një Podujevë dhe një Kosovë më të mirë. Me respekt dhe mirënjohje”, ka shkruar Shabani në “Facebook”.