Isak Shema, fitues i orës së madhe letrare ‘Flakadani i Karadakut’
Në kuadër të manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2019”, në Viti është mbajtur ora e madhe letrare, në të cilën kanë marrë pjesë krijues, poetë e shkrimtarë nga hapësirat mbarëshqiptare.
Në këtë aktivitet që ka pasur karakter garues, vendin e parë e ka zënë prof. dr. Isak Shema me poezinë “Relikt”. Ndërsa vendin e dytë e ka marrë Odise Plaku, kurse Vjollca Dibra është shpërblyer me vendin e tretë. Në fillim të këtij aktiviteti në emër të Komunës së Vitisë, një fjalë rasti e ka mbajtur zëvendëskryetari i kësaj komune, Hasan Aliu.
Gjatë këtij viti komisioni vlerësues për orën e madhe letrare ka qenë në këtë përbërje: prof. Agim Vinca, Zymrije Salihu dhe Ismajl Baftjari.
Mirënjohjet për pjesëmarrësit dhe çmimet janë ndarë nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Milot Lala, Ramush Azemi, babai i dëshmorit Nijazi Azemi – komandat Mjekra si dhe Qahil Sinani nga Komuna e Vitisë.
/Epoka e re/