Ischinger: Absolutisht besoj se do të arrihet një marrëveshje finale deri në vitin 2024
24 tetor 2022
| 23:00
Diplomati gjerman me përvojë të madhe sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, Wolfgang Ischinger, në një intervistë për Pressing të T7 ka thënë se nëse Evropa do të dështojë në vendosjen e stabilitetit në këtë pjesë të rajonit atëherë do të dështohet komplet misioni themelor evropian për stabilitet në Evropë sepse Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës.
Ai ka thënë se shpreson që të arrihet një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve në ShBA dhe BE të cilat do të mbahen në vitin 2024.
Ish-ambasadori gjerman në ShBA thotë se është gjë shumë e mirë dhe e rëndësishme që tashmë Berlini, Brukseli dhe të tjerët kanë rifokusuar vëmendjen në këtë pjesë të rajonit për krijimin e stabilitetit të qëndrueshëm.