Ischinger i shqetësuar për situatën në veri, kërkon nga BE-ja të veprojë urgjentisht

24 dhjetor 2022 | 12:24

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi, Wofgang Ischinger, ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar kështu urgjentisht veprim vendimtar nga Bashkimi Evropian.

Ischinger, përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se me këto veprime Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se po e bën të pamundur procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në lidhje…