Ischingeri kërkon nënshkrim dhe monitorim të marrëveshjes Kosovë – Serbi

20 mars 2023 | 11:01

Wolfgang Ischinger, i cili ishte përfaqësues i Bashkimit Evropian (BE) në negociatat për statusin e Kosovës, ka folur rreth dakordimit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për zbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel, më 27 shkurt.

Ischinger i ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë, por ka thënë se është skeptik sepse mungesa e nënshkrimeve e bën marrëveshjen e brishtë.

Ai ka kërkuar mbikëqyrje të vazhdueshme të zbatimit të marrëveshjes.

“Vazhdimi i rolit të ‘kumbarit’ nga BE-ja, ShBA-ja, Gjermania dhe Franca është shumë i rëndësishëm. Brishtësia për shkak të mungesës së nënshkrimeve formale. Si të ndërtohet besimi?”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë tifozë napolitan janë të frymëzuar nga Champions League, mes…