
Ischingeri: Thaçi dhe Bërnabiq kanë kritikuar bashkë qëndrimin e Gjermanisë
Shefi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wofgang Ischinger, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kryeministren e Serbisë e kanë kritikuar pozicionin e Gjermanisë sa i përket cështjes së dialogut me Serbinë.
“Bisedime serioze dhe intensive për çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Pozicioni i Qeverisë së Gjermanisë është kritikuar nga të dy, Thaçi dhe Bërnabiq, si shumë negative”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” Ischinger.
Ai këtë koment e ka bërë duke shpërndarë një status në “Twitter” të kryeministres serbe në të cilin thuhet: “Në Minsk kemi diskutuar për çështje që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Mbetemi të përkushtuar për të gjetur kompromisin dhe zgjidhjen afatgjatë për Kosovën dhe Metohinë”.