Isco nuk largohet nga Reali

23 nëntor 2020 | 12:38

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u mbyll dyert të gjitha skuadrave të interesuara për Iscon.

Mesfushori spanjoll, ka pasur pak minuta në këtë sezon dhe në media kanë aluduar shumë lajme, lidhur me largimin e mundshëm të tij nga “Los Blancos” që në merkaton e janarit.

Gjithsesi për të shuar këto zëra ka menduar trajneri Zidane, i cili në një intervistë pas ndeshjes ndaj Villarealit, ka theksuar se Isco nuk do të largohet nga Reali pasi vazhdon të mbetet një element shumë i rëndësishëm për skuadrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova që nga anëtarësimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin…