Isco tregon pse nuk aktivizohet te Reali
30 janar 2019
| 17:24
Shumicën e ndeshjeve, madje dhe atyre me më pak rëndësi si ato të kupës, mesfushori Isco e sheh nga stoli, duke u aktivizuar pak minuta ose duke mos u aktivizuar fare. Në një ndeshje në të cilën ai ishte në stol, po i shprehte arsyen përse nuk luante djalit të Zinedin Zidane, Lucas Zidane.
“Luca, nuk luaj sepse unë jam i dobët”, shprehet Isco me tone ironie kundër trajnerit. Me këtë batutë të spanjollit, kanë nisur të qeshin dhe lojtarët e tjerë që ishin aty dhe e dëgjuan. Klima te Reali vetëm e mirë nuk është dhe pritet që të “shpërthejë”, pasi shumë lojtarë janë të pakënaqur nga trajneri dhe rezultatet.