Ish-agjentët e CIA-s: Klintoni na ndaloi ta vrisnim Osama bin Ladenin

20 prill 2020 | 08:29

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton para një audience të madhe vetëm 10 orë para se dy aeroplanët ta godisnin Qendrën Botërore të Tregtisë dhe të shkaktonin një nga ngjarjet më fatkeqe në historinë e ShBA-së, tha se mundësitë për të vrarë Osama bin Laden kishin qenë çdoherë të pranishme, por ai kishte refuzuar.

‘’Unë gati e kapa atë. Dhe mund ta kisha vrarë, por më duhet të shkatërroja një qytet të vogël të quajtur Kandahar në Afganistan dhe të vrisja 300 gra e fëmijë të pafajshëm dhe atëherë nuk do dalloja asgjë prej tij. Dhe kështu, unë, thjesht, nuk e bëra këtë’’, rrëfeu Klinton.

Por një dokumentar i ri nga regjisori Greg Barker dhe producenti ekzekutiv Alex Gansa, ish-agjentët e CIA-s, zbulojnë se ata kishin një mundësi tjetër për të vrarë Osama bin Ladenin, madje edhe me më pak dëm sesa që parashikohej.

“Bin Laden po lëvizte vazhdimisht dhe ne po përdornim rrjetet fisnore afgane për të raportuar mbi udhëtimet dhe vendndodhjen e tij”, thotë Bob Grenier, shefi i atëhershëm i stacionit të CIA-s në Islamabad, Pakistan.

Kur rrjetet fisnore afgane zbuluan se një karvan që transportonte bin Ladenin do të udhëtonte përgjatë një rruge të caktuar, ata sugjeruan që forcat amerikane të vendosnin një arkë eksplozivi përgjatë saj për ta eliminuar terroristin famëkeq. Por Grenier u tha atyre se do të ishin duke “rrezikuar burg” nëse kjo do ndodhte dhe kjo falë presidentit Klinton, transmeton Metro.

“CIA kishte një të ashtuquajtur ‘gjetje vdekjeprurëse’ që ishte nënshkruar nga presidenti Klinton që thoshte se ne mund të angazhohemi në ‘veprimtari vdekjeprurëse’ kundër Bin Ladenit, por qëllimi i sulmit tonë kundër bin Ladenit nuk mund të ishte ta vrasim”, shpjegon Grenier në film.

“Neve na u kërkua që ta largojmë këtë kërcënim për Shtetet e Bashkuara në thelb me njërën dorë të lidhur pas shpine”.

Sipas drejtorit Greg Barker, është shumë e vështirë të besosh tani se shumica e institucioneve të sigurisë kombëtare të Uashingtonit, përfshirë presidentin Klinton, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Mbrojtjes, thjesht nuk e panë Osama bin Ladenin dhe al Kaeda si një kërcënim serioz.

Ishte vetëm një pjesë e vogël e zyrtarëve amerikanë që e panë qartë kërcënimin e larguar dhe kishte disa, kryesisht oficerë të nivelit të mesëm në njësinë bin Laden të CIA-s dhe degën e kundër-terrorizmit në FBI, që u përpoqën më kot t’i ngrinin kambanat e alarmit në nivelet më të larta, por shpesh injoroheshin dhe madje ishin përqeshur.

“Si rezultat, – vazhdon ai, – vendimet e politikave u morën që duken të padurueshme sot, si një vendim i Departamentit të Drejtësisë që do të ishte e paligjshme që Shtetet e Bashkuara të vrisnin qëllimisht Bin Ladenin, i cili la zyrtarët e CIA-s në fushë duke u ndjerë të irrituar dhe të zemëruar, sikur të mos ishin në gjendje të parandalonin një përplasje para syve të tyre. Ironia është se shumë nga këta të njëjtë oficerë të nivelit të mesëm u fajësuan më vonë që nuk vepruan sa duhet për të parandaluar sulmet e 11 shtatorit kur, në fakt, faji qëndron te vendimmarrësit e moshuar që injoruan paralajmërimet e drejtpërdrejta për një kohë të gjatë”.

Barker është, gjithashtu, njeriu që qëndron pas një dokumentari që detajon agjentët (kryesisht femra) të CIA që kaluan vite duke gjuajtur Osama bin Ladenin. Ashtu si ai film i jashtëzakonshëm, lufta më e gjatë është një ekzaminim i plotë i katastrofës që është lufta në Afganistan, e cila filloi zyrtarisht më 7 tetor 2001 dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, duke e bërë atë luftën më të gjatë në historinë e ShBA-së.

“Bill Klinton nuk kishte guximin për të bërë atë që duhej para 11 shtatorit, George Bush nuk e merrte seriozisht kërcënimin kur ai hyri në detyrë dhe më pas reagoi kur erdhi kërcënimi, e as Obama nuk bëri atë që premtoi, pra nuk u dha fund luftërave. Kërcënimi ishte i vërtetë”, thotë ai. “Dhe nëse presidenti Klinton do të kishte ndërmarrë një veprim dhe do të kishte vrarë Osama bin Ladenin, nuk do të kishte qenë një 11 shtator, dhe nëse nuk do të kishte një 11 shtator, nuk do të kishte luftë në Afganistan, dhe nëse nuk do të kishte luftë në Afganistan, nuk do të ishte as në Irak. Pra, si do të dukej bota?”, tha ish-oficeri i CIA-s, Marty Martin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se…