
Ish-agjenti i Salas rrezikon të përfundojë në burg
26 qershor 2019
| 14:32
Të gjithë e njohin historinë e famëkeqit Emiliano Salas, i cili humbi jetën pas një aksidenti ajror, teksa po fluturonte nga Nantes drejt Cardiffit, që ishte edhe ekipi i tij i ri.
Pikërisht agjenti që e dërgoi argjentinasin për të firmosur në Cardiff dhe që rregulloi gjithçka për kalimin e sulmuesit në Premier Ligë, akuzohet për mashtrim.
Uill MeKej rrezikon dy vite burg dhe do të paraqitet në gjykatën e Manchesterit me 31 korrik, ku do të përballet me dy akuzat për mashtrim. Gjithashtu, MeKej akuzohet edhe për kërcënime ndaj drejtuesve të Cardiffit, ku i është drejtuar këtyre të fundit se do t’i vriste të gjithë.