Ish-aktivisti i LV-së: Zëvendësim i planifikuar i kapjes së re

03 prill 2020 | 10:45

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci, pas shkarkimeve të bordeve të vjetra e emërimeve të reja nga qeveria në dorëheqje, ka reaguar në “Facebook” lidhur me emërimet e LV-së nëpër borde. Ai këto emërime i ka quajtur të papranueshme. Gjinovci ka shkruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti duhet të japë shpjegim dhe të kërkojë falje dhe t’i zëvendësojë emrat partiakë me emra ekspertash.

Reagimi i tij:

Vendosja neper borde e njerezve te VV eshte e papranushme. Kryeministri duhet me dhane shpjegim, me kerku falje dhe me i zavendesu krejt emnat partiak me emna ekspertash. Nderkohe, mediet me qene hala ma vigjilente mos Kryeministri dhe ministrat po bejne veprime te ngjashme. E nese keto veprime perseriten, atehere i bjen qe nuk jane gabime, por zevendesim i planifikum i kapjes se deritashme me kapjen e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E gjatë 330 metra, me një kapacitet mesatar prej rreth…