Ish-ambasadori Dedaj: Gërvalla edhe për 100 vjet s’mund të sigurojë asnjë njohje
04 janar 2024
| 23:04
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj ka kritikuar punën e diplomacisënë këto tri vite.
Ai ka thënë se Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk ka njohuri se si të punohet për të siguruar njohje.
Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, ai tha së Gërvalla edhe po të qëndronte 100 vjet në krye të diplomacisë s’do të arrinte të siguron asnjë njohje.
“Nuk dinë çfarë është diplomacia. Ministren e Jashtme le edhe 100 vjet në këtë ministri nuk ta bie as një njohje, veç nëse do dikush me na lanë me zor ndonjë njohje, se sa për aftësisë e saj me pru njohje… Nuk di ajo se si arrihet te njohjet”, tha Dedaj.