Ish-ambasadori Dedaj: Heshtja e Mejës është krim!
Nesër (e shtunë) shënohet 25-vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, janë vrarë rreth 380 persona nga forcat policore dhe paramilitare serbe.
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i cili ka humbur anëtarë të familjes në këtë masakër, ka shkruar në “Facebook” se heshtja e Mejës është krim.
“Pse drejtësia ndërkombëtare e hesht dhe e injoron masakrën më të madhe serbe të luftës në Kosovë, ku u vranë mbi 380 civil shqiptarë, në Meje të Gjakovës, më 27 prill 1999, kurse në anën tjetër gjykon dhe mbanë peng në Hagë liderët e UÇK dhe çlirimtarët e Kosovës ?! 27 prilli 1999, Meja e Gjakovës është Srebernica e Kosovës, gjenocid i pandëshkuar nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare! HESHTJA NDAJ KRIMIT ËSHTË KRIM!”, ka shkruar Dedaj.