Ish-ambasadori Dedaj: Kosova drejt vetizolimit dhe anarkisë

22 maj 2022 | 10:58

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se Kosova po shkon drejt vetizolimit dhe anarkisë.

Dedaj ka thënë arsyet pse Kosova po shkon drejt anarkisë.

“Shëtitjet e kota dhe të gjata, sfilatat qesharake të modelimit të liderëve të institucioneve të Kosovës, janë parashenjë e ‘shfryrjes së balonit të fryrë me ajër më 14 shkurt 2021’ dhe rënies së maskave të tyre, me keq dhe me shpejt se sa mendonte opozita kosovare! Vetizolimi, kapja e shtetit, anarkia, nepotizmi, infantilizmi dhe dëmtimi i partneritetit euroatlantik, po e dëmton, vetizolon dhe po e sjell Kosovën në anarki dhe diktaturë”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës në Massachusetts, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është…