Ish-ambasadori Dedaj: Kurti dhe Osmani, ‘non grata’ edhe në Kosovë
08 qershor 2023
| 13:16
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka shkruar në “Facebook” se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ‘non grata’ edhe në Kosovë.
“ShBA nuk duhet tandëshkojnë popullin dhe shtetin e Kosovës, por Kurtin dhe Osmanin, të cilët janë mbyllur në kështjellën e abuzimit me partnerët më besnik të Kosovës, ShBA dhe BE, të përçarjeve, shantazhit, cinizmit, rrezikimit të paqes dhe të sigurisë, për ambiciet dhe egot e tyre të sëmura për pushtet!”, ka shkruar Dedaj.