Ish-ambasadori Dedaj: Ky pushtet ka dështuar, shkarkime ose zgjedhje të reja
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se pushteti aktual ka dështuar dhe ka kërkuar zgjedhje të reja.
“Ky pushtet uzurpator ka dështuar në politiken e jashtme, ka dëmtuar partneritetin dhe integrimin euro-atlantik, ka dështuar në sundimin e ligjit dhe po inkurajon rritjen e kriminalitetit dhe të vrasjeve! Ky pushtet pritet ta nënshkruaj asociacionin sipas agjendës dhe kërkesave të Serbisë”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.
Ai ka thënë tutje se ky pushtet është duke rrezikuar sovranitetin dhe kushtetutën e Kosovës.
“Ka inkurajuar synimet e Beogradit zyrtar për kthimin e 1000 pjesëtarëve të ushtrisë serbe në Kosovë, ka dështuar në fushën e shëndetësisë, arsimit, punësimit dhe me disfatat e njëpasnjëshme është duke zbrazur Kosovën! Opozita duhet të mendoj urgjentisht dhe seriozisht për shkarkimin e këtyre uzurpatorëve të Kosovës dhe sa më parë të organizohen zgjedhjet e reja”, ka shkruar Dedaj.