Ish-ambasadori Dedaj: Manifestim i zbehtë i një feste të madhe!
17 shkurt 2022
| 19:22
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vlerësuar se 14-vjetori i pavarësisë së Kosovës ishte një manifestim i zbehtë.
Sipas Dedajt, nuk u panë flamujt e kombëtarë kuq e zi, ata të Amerikës, Evropës dhe flamujt e UÇK-së.
“Sot nuk pash flamuj kombëtarë kuq e zi, as të Amerikës, Europes, apo të UÇK-së dhe as të NATO-s, ishte nje manifestim njëpartiak i atyre që më së paku kanë merita për pavarësinë e Kosovës martire euroatlantike! Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.