Ish-ambasadori Dedaj: Minidiktatori Kurti do ta pranojë ‘Zajednicën’
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vlerësuar se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë është jotransparent.
Duke iu referuar planit franko-gjerman, Dedaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti do ta pranojë “Zajednicën” të cilën e kishte kundërshtuar sa ishte në opozitë me të gjitha mjetet.
“Pakkush në Kosovë e ka parë këtë planin franko-gjerman dhe nuk mund ta komentojmë korrekt dhe saktë. Është shumë jotransparent dhe misterioz i gjithë ky proces i negociatave. Duke e parë që Albin Kurti nuk e ka mbajtur asnjë fjalë dhe premtim të dhënë, ai do të pranojë edhe Zajdenicën dhe çdo gjë që i kërkohet për ta ruajtur pushtetin. Një njeri që është në gjendje ta djegë Kosovën për pushtet, ai e rrezikon Kosovën për ambiciet e tij të sëmura egocentrike dhe mentaliteti i ekstremit të majtë dhe radikal, pra është i paparashikueshëm”.
“Kurti çdo gjë që ka kundërshtuar e ka pranuar dhe çdo gjë që ka pranuar e kundërshton. Ky njeri ka simptoma të një minidiktatori dhe ekstremisti të rrezikshëm, i cili duhet të mënjanohet sa më parë nga pushteti. Nga Rambuje e deri më sot, krejt çfarë ka thënë, e ka thënë dhe e ka bërë të kundërtën për Republikën e Kosovës”, ka thënë Dedaj në një intervistë për “Epokën e re”.
Ish-ambasadori Dedaj: Osmani, Kurti dhe Gërvalla dëmtuan diplomacinë e Kosovës