Ish-ambasadori Dedaj, në përkrahje të PDK-së: Drejt fitores së sigurt
21 tetor 2024
| 21:50
Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka marrë pjesë sot në takimin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza me qytetarët e Gjakovës.
Ai ka thënë se fitorja e PDK-së është e sigurt më 9 shkurt.
“Kosovës i duhet nje kryeministër si Bedri Hamza!Gjakova i jep mbështetje të fuqishme ndryshimeve, profesionalizmit, meritokracisë dhe PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!”, ka shkruar ish-ambasadori Gjergj Dedaj, njëherësh lider historik i PLK-së.