
Ish-ambasadori Dedaj: Opozita duhet të bashkohet për hir të Kosovës euroatlantike
Ish-ambasadori Gjergj Dedaj, i ka bërë thirrje opozitës që të bashkohet për Kosovën euroatlantike.
Dedaj ka shkruat në Facebook se kolalicioni i ndonjë subjekti politik opozitar me subjektin e LV-së, e dëshmuar si antiamerikane populiste dhe bolshevike, është forcim i qëllimshem i antiamerikanizmit në Kosovë.
“Kundërshtarët e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, në fakt janë mbështetës të agjendave të tjera politike, të cilat e kundërshtojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës, prespektivën Europiane dhe integrimin Euroatlantik!”.
“Koalicioni me LV bëhet për interesa personale meskine dhe pazare të klanve të uritura për tendera dhe pushtet, si i tillë është në kundërshtim me premtimet elektorale, programet politike dhe orientimin dhe partneritetin e Kosovës me Uashingtonin, Brukselin, Strasburgun dhe qendrat ndërkombëtare të vendosjes!”, ka shkruar Dedaj.
Ai ka theksuar se cili do subjekt politik opozitar i Kosovës dhe cili do deputet, i cili siç po thonë se mund të peshkohet dhe bie si miza në grepin e LV-së, sipas Dedajt, ai apo ajo, ia zgjatë agoninë Kosovës, e shtyen Kosovën drejtë humnerës dhe theqafjes historike.