Ish-ambasadori Dedaj: Osmani dhe Gërvalla, pengesë e unitetit politik
14 mars 2022
| 11:57
Ish-ambasadori Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se diplomacia e Kosovës është peng i jolegjitimitetit, klientelizmit, nepotizmit dhe interesave partiake.
Dedaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla janë duke i bërë dëm vendit.
“Diplomacia e kapur e Kosovës, peng i jolegjitimitetit, klientelizmit, nepotizmit dhe interesave partiake.
Osmani dhe Gërvalla, dy zonjat më të dëmshme, përçarëse dhe pengesë e unitetit politik, si dhe integrimeve euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Dedaj.