Ish-ambasadori Dedaj: Osmani dhe Schwarzi janë notere dhe asistente të LV-së

16 janar 2023 | 20:10

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, të cilit i është ndërprerë mandati i ambasadorit, ka drejtuar sërish kritika për ministren Donika Gërvalla dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Vjosen dhe Schwarz-in, si notere dhe asistente të LV-së nuk i pyet askush dhe për asgjë”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.

Sipas Dedajt, Schwarz-i e ka nxi MPJD-në dhe diplomacinë e Kosovës!l.

“Ato merren vetëm me shkarkimet brutale dhe të kundërligjshme të 12 ambasadorëve të pafajshelëm, dhe nuk mund ta shkarkojnë asnjë ambasador të VV-së, qoftë edhe kur përfshihet dhe bënë skandal rajonal dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së enjtes do të diskutohet për Trusin,…