![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/Gjergj-.jpg)
Ish-ambasadori Dedaj: Politika e jashtme e Kosovës është në kolaps
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se politika e jashtme e Kosovës është në kolaps.
“Osmani dhe Gërvalla si përgjegjëse të politikës së jashtme të Kosovës, brenda një viti e kanë degraduar dhe sjell në kolaps diplomacinë kosovare! MPJD është bërë çerdhe partiake e listës fantome Guxo, nepotizmi dhe spastrimi i kuadrove profesioniste nga radhët e rivalëve politikë të opozitës, po bëhet trend me metoda tiranike dhe të barbarisë diktatoriale të ekstremit të majtë!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Sipas tij, kjo po pamundëson afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Nuk ka njohje të reja, as aplikime për anëtarësime në institucionet botërore, duke e izoluar shtetin më të ri në Evropë dhe dëmtuar imazhin e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Dedaj.