
Ish-ambasadori Dedaj shkruan në librin e zisë për vdekjen e Papa Françeskut
25 prill 2025
| 11:41
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është nënshkruar në librin e zisë për vdekjen e Papa Françeskut në Katedralen “Nënë Tereza”.
“Sot kisha nderin që në ambientet e Katedralës Katolike Shën Nënë Tereza, në Prishtinë, të nënshkruhet në Librin e Zisë, të hapur me rastin e kalimit në amshim të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, i cili bëri histori në fillim të këtij shekulli, në reformat kishtare dhe porosinë për paqe, harmoni, tolerancë, liri, drejtësi, barazi dhe bashkëpunim mes popujve, kombeve, besimeve dhe mbarë njerëzimit! Pushoftë në Paqe!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.