Ish-ambasadori Dedaj: Të shtyhet për dhjetë muaj afati për targat
18 nëntor 2022
| 12:00
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se duhet të shtyhet për dhjetë muaj afati për targat në veri.
“Nëse partnerët tanë amerikanë dhe evropianë kërkojnë shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj, Kosova këtë duhet ta bëjë menjëherë dhe pa hezitim, sepse partneriteti me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në është me jetik dhe me më rendësi historike sesa kryeneçësia e mjerë dhe narcise e diktatorëve të vegjël të Kosovës martire”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se dëmtimi i marrëdhënieve me Uashingtonin dhe Brukselin është në favor të Moskës dhe Beogradit.
“Këtë histeri dhe çmenduri nuk duhet lejuar askujt në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Dedaj.