Ish-ambasadori Dedaj uron zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër
28 janar 2024
| 15:59
Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe lidershipi i ketij vendi mik dhe fqinjë, po dëshmojnë përgjegjësi politike dhe historike në implementimin e demokracisë, barazisë dhe integrimit euro-atlantik! Me këtë rast përgëzoj liderin Ali Ahmeti për vizionin e paluhatshëm europian dhe kryeministrit Talat Xhaferi, si dhe kabinetit qeveritar të RMV, i uroj suksese në misionin historik dhe shtetëror, i cili duhet të jetë shembull edhe për vendet tjera të rajonit dhe më gjerë!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.