Ish-ambasadori Dedaj vazhdon takimet në Parlamentin Evropian, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

06 maj 2022 | 14:19

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, kryetar nderi i Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka vazhduar takimet në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Dedaj në këto takime ishte i shoqëruar edhe nga veprimtari Sali Bislimi.

Dedaj ka thënë se mbështetja e forcave politike pro-evropiane dhe liberal demokratike të Kosovës nga institucionet e Bashkimit Evropian, është mbështetje për prespektivën evropiane dhe integrimin euroatlantik të Kosovës dhe rajonit.

“Takim me mikun e vjetër dhe të mirë të Kosovës, z. Rune Glasberg, me rastin e vizitës sonë historike në Parlamentin Europian në Strasburg, i shoqëruar nga veprimtari Sali Bislimi! Z. Rune Glasberg një liberal demokrat i shquar i ALDE-së dhe përgjegjës për politikë të jashtme të grupit RENEW EUROPE. E njoftuam me zhvillimet në Kosovë, gjendjen e të drejtave të njeriut, barazinë etnike dhe qytetare, demokracinë, lirinë e shtypit, rëndësinë e mbështetjes së forcave politike proeuropiane liberal demokratike të Kosovës, liberalizimin e vizave dhe prespektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e West Hamit është duke menduar për transferimin e…