Ish-ambasadori Delawie: Kur do ta hiqni qafe fusnotën e Kosovës?
19 prill 2024
| 15:07
Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka komentuar përparimin e Kosovës drejt rrugës për anëtarësim në Këshill të Evropës (KE).
Duke publikuar lajmin për votimin në Asamblenë e KE-së, Delawie e ka shtruar një pyetje.
Ndonëse e ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën, ish-ambasadori amerikan e ka pyetur se kur do të hiqet qafe fusnota në emrin e Kosovës.
“Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën. Por kur do ta heqin qafe më në fund fusnotën?”, ka shkruar Delawie në platformën “X”.
Good news for Kosovo and Europe. But when will they finally get rid of the asterisk*? https://t.co/2zzDtITGdv
— Ambassador Greg Delawie (@GregDelawie) April 18, 2024