Ish-ambasadori Delwaie e thotë haptas arsyen pse Vuçiqi krijon tensione në Kosovë

19 gusht 2022 | 14:46

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” të dhënë më 17 gusht, ka folur për procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për raportet në mes të dy shteteve.

Delawie ka treguar hapur për arsyen pse sipas tij presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i konvenon krijimi i tensioneve në Kosovë. Sipas diplomatit amerikan nga një gjë e tillë Vuçiqi përfiton politikisht brenda në Serbi.

Në këtë intervistë, Delawie ishte pyetur edhe për takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, duke thënë se shpreson që një zhvillim i tillë në Bruksel do të çojë në shtensionim të situatës.

“Sigurisht që shpresoj. Shumë varet nga veprimet e Beogradit – i cili e ka vënë veten në një pozicion për të kontrolluar tensionet. Fatkeqësisht, duket se Beogradi përfiton nga brenda duke shkaktuar tensione në Kosovë”, ka thënë Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme në Bruksel është zhvilluar takimi mes…