Ish-ambasadori Greiçevci rikthehet në Hagë si pjesë e ekipit mbrojtës të Thaçit
Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci, ka folur lidhur me shkarkimin e ambasadorëve, proceset gjyqësore në Hagë dhe dialogun me Serbinë.
Duke folur për Gjykatën Speciale, ai ka thënë se tashmë është bërë pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.
“Ashtu siç ishte përcaktuar në vendim për largimin nga misioni, unë e kam përmbyllur misionin tim diplomatik në Hagë më 30 gusht 2021, dhe jam kthyer në Kosovë. Mirëpo, tani jam rikthyer në Hagë si këshilltar në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit.
“ Unë nuk e kam komentuar publikisht punën e Dhomave të Specializuara asnjëherë gjatë mandatit tim si ambasador i Kosovës në Hagë. Mendoj se zyrtarët shtetërorë duhet të përmbahen nga komentimi i vendimeve gjyqësore. Ndërsa aq më pak do ta komentoj tani që jam akredituar si pjesë e një ekipi mbrojtës. Por, mund ta them këtë gjë, në cilësinë e qytetarit të Kosovës: bashkëpunimi i Kosovës me drejtësinë ndërkombëtare është i pashembullt kudo në botë. Asnjë pjesëtar i UÇK-së, i cili është kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare ose vendore, nuk iu ka shmangur asaj. Dhomat e Specializuara janë mekanizmi i katërt i ndërkombëtarëve për ta hetuar dhe gjykuar UÇK-në, një forcë vullnetare për çlirimin e Kosovës, aleate e NATO-s dhe e perëndimit”, ka thënë Greiçevci në një intervistë për “Indeksonline”.
Intervistë e plotë mund ta lexoni: KËTU