Ish-ambasadori holandez: Serbia po luan lojë dinake, kur do ta kuptojnë ndërkombëtarët?

29 gusht 2023 | 12:13

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se Serbia po luan lojë dinake sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Sipas tij, normalizimi për Serbinë do të thotë Kosova të jetë pjesë e Serbisë, derisa shtron pyetje se “kur do ta kuptojnë këtë ndërkombëtarët”.

“Një tjetër dëshmi e lojës dinake që po luan Serbia: për ta normalizimi do të thotë Kosova pjesë e Serbisë! Kur do ta kuptojnë më në fund ndërkombëtarët? Vuçiqi e hodhi poshtë marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë që ishte hartuar dhe as nuk u qortua për ketë. Kur do ta marrim drejtësinë në rajon?”, ka shkruar Bosch në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani ka realizuar…