Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, kryeministres serbe: Në cilin shekull jeton ti?

02 prill 2019 | 14:17

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i ka reaguar kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq për deklaratat se serbët e Kosovës nuk po mund të informohen pas vendosjes së tarifës prej 100 për qind nga Qeveria, për shkak se gazetat nuk po munden të hyjnë nga Serbia për në Kosovë.

Bosch nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, ka shkruar se një deklaratë e tillë e Brnabiqit është qesharake.

“Fillimisht, në çfarë shekulli është duke jetuar zonja, shumica e njerëzve marrin lajmet përmes medieve sociale si përmes radio, televizionit e portaleve”, ka shkruar ai

Ai është shprehur se taksa prej 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake është përgjigje ndaj politikës agresive serbe.

“Pastaj tarifa është një përgjigje ndaj politikës agresive anti-kosovare që qeveria e saj parashtron dhe së fundi mund të paguhet tarifa nëse duan që të informohen”, ka shkruar Bosch.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Kosovës vazhdojnë “gjuetinë” e talenteve që janë duke…