Ish-ambasadori i Holandës: Pse s’duhet të ketë ushtri një vend i pavarur?
07 dhjetor 2018
| 08:43
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sipas së cilës transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur.
“Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Nuk është kundër askujt (ushtria) dhe është multietnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, turp për ju znj. Brnabiq dhe për luftë nxitjen nga ana juaj”, ka shkruar Bosch në llogarinë e vet në “Facebook”.