Ish-banori i “Big Brother”-it, Petrit Bylykbashi, shërohet nga virusi “Korona”

14 prill 2020 | 10:08

Petrit Bylykbashi është një nga më shumë se 50 kosovarët që është shëruar nga virusi “Korona”. Ai në “Radio Prishtina” ka rrëfyer ballafaqimin që ka pasur me COVID-19, ndërsa ka treguar se është shëruar për 19 ditë.

“Kam qëndruar 19 ditë në karantinë. Dje kam bërë testin e dytë dhe ka dalë negativ”, ka thënë Bylykbashi në emisionin “GetUp – StendUp”.

Ai ka treguar se është ndër të paktët e infektuar që nuk e ka shpërndarë virusin te të tjerët, pasi të gjithë ata që kanë pasur kontakte kanë dalë negativë në testim. “Janë testuar shumë njerëz që kam pasur kontakte dhe të gjithë kanë dalë negativë. Unë jam në grupin e vogël të njerëzve që virusin nuk e kam shpërndarë tek askush”, ka thënë ai.

Bylykbashi ka treguar se i është rekomanduar që të rrijë në vetizolim edhe për 14 ditë të tjera, por kjo nuk është e detyruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kruajtja, thatësia dhe acarimi i lëkurës janë simptoma të zakonshme…