Ish-bashkëpunëtorja e Demaçit në zgjedhje: Kush është 84-shja e PDK-së, Merita Makolli?

18 janar 2025 | 14:23

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 84, Merita Makolli ia ka mësyrë serish garës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Merita Makolli ka folur për rolin e saj gjatë kohës së luftës në Kosovë, si dhe ka evokuar kujtime të letrës që ajo kishte shkruar në të cilën pasqyron dhimbjen që ka përjetuar ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli me rastin e vdekjes së babait të tij.

Ajo për T7 ka bërë të ditur se për tre muaj ka shërbyer në zyrën politike të UÇK-së, e cila është udhëhequr nga veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi.

“Kam pasur ta njoh bacën Adem nga afër. Kam pasur shumë fatin e madh që shumë njerëz në Kosovë kanë pasur dëshirë ta njohin Adem Demaçin nga afër, si njeri i madh i Kosovës, që ka qenë zemra e të gjitha lëvizjeve dhe revolucioneve të mëdha që ky popull ka bërë ky popull deri në ditët e çlirimit. Uroj që në të ardhmen Kosova të nxjerrë Adem Demaça se i vyejnë Kosovës gjithmonë”, ka thënë Makolli.

Merita Makolli ka evokuar momentet e letrës që kishte shkruar e në të cilën pasqyron dhimbjen që ka përjetuar Kadri Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij.

“Ka qenë dita kur ka vdekur babai i Kadri Veselit. Në mbrëmje, e pashë që nuk po më zë gjumi dhe mendova se Veseli sonte me e qit kokën në burg, çka do të thotë të vdesë prindi. Mendoj se njeriu piqet vetëm në momentin pasi të vdesë babai. Llogarit në një rrethanë tjetër në burg, po të vdesë babai e bën më të rëndë, por që e bën më të rëndë se për çka je në burg, se ke luftuar për lirinë e vendit tënd. Ty po të vdes baba e ti s’po mundesh të vish në varrim. Ka qenë moment shumë spontan. Besoj se edhe draftimin e ka bërë aty për aty, ka qenë një emocion i momentit. Kam hyr drejt në Facebook. E kam përjetuar Kadri Veselin në atë moment. Ka qenë moment dhe revoltë e imja, dhe thjesht e kam postuar dhe kam rënë të fle dhe ditën e nesërme e kam kuptuar se ajo letër e kishte prekur dikë dhe qe besa shumëkënd”, ka thënë Makolli.

Makolli ka vlerësuar lart kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër dhe programin e tij qeverisës, si dhe listën e PDK-së për deputetë, për të mbuluar sektorët e rëndësishëm të jetës për qytetarët e Kosovës, ndërsa është shprehur e bindur se kjo parti do të del fituese më 9 shkurt.

Merita Makolli ka përvojë pune mbi 25 vjet në fushën e aviacionit ajror. Ajo ka qenë kandidate për deputete edhe në zgjedhjet 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 2 mijë euro…