Ish-bashkëshorti do para nga Julie Bowen
15 mars 2018
| 11:17
Scott Phillips ka dorëzuar dokumentet ligjore përmes të cilave kërkon mbështetje financiare nga ish-bashkëshortja e tij Julie Bowen, si dhe kujdestari të përbashkët për tre fëmijët.
Phillops do që Bowen të paguajë në rastin e divorcit të tyre. Kjo do të ishte një pagë goxha e majme pasi aktorja aktualisht përfiton 500 mijë dollarë për një episod në rolin e saj te seriali “Modern Family”. Julie kërkoi të divorcohej nga Scott në muajin shkurt të këtij viti pas 13 vjetësh martesë.