Ish-bashkëshortja e Ivanoviqit s’pranon të flasë në seancë: Jam ftuar si dëshmitare, jo si palë e dëmtuar
Ish-bashkëshortja e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq, Marina Ivanoviq, ka thënë se në seancën e radhës është thirrur si dëshmitare e rastit.
Por, ajo ka shtuar se vetëm kur ka ardhur në seancë e ka kuptuar se është palë e dëmtuar, e që sipas saj, kjo e bën të jetë e papërgatitur për fjalën hyrëse.
Ajo ka thënë se nuk është e përgatitur për fjalën e saj hyrëse.
“Së pari të ju sqaroj situatën unë e kam marr ftesën dhe duhet të paraqitem në cilësinë e dëshmitares dhe jam e pa përgatitur dhe tani e morra vesh se jam e ftuar si e dëmtuar, dhe jam e papërgatitur dhe kjo për mu është diçka që nuk kam qenë e udhëzuar dhe nuk e kam kuptuar”, ka thënë ajo
Mirëpo, gjyqtari Valon Kurtaj, ka thënë se e kanë për obligim ta procedojnë rastin para, raporton “EO”.
“Ju do të përgatitemi për fjalën hyrëse në seancën e radhës dhe nëse nuk jeni e gatshme për nesër ose e caktojmë datën tjetër dhe vazhdojmë me pjesën tjetër të procedurës”, ka thënë Kurtaj.
Ndërsa avokati Tomë Gashi, ka thënë se Ivanoviqi është dashur të lajmërohet se fjala hyrëse e saj nuk është provë.