Ish-bashkëshortja kërkon më shumë para nga Jesse
13 prill 2018
| 11:11
Ish-bashkëshortja e Jesse Williamsit ka paraqitur dokumente në gjykatë duke kërkuar më shumë para për kujdes ndaj fëmijëve.
Aryn Drake-Lee ka thënë se 50 mijë dollarë në muaj që merr aktualisht nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e fëmijëve, njëri katërvjeçar dhe tjetri dyvjeçar.
Në dokumentet ligjore Aryn ka thënë se aktualisht me këto të ardhura financiare paguan të gjitha shpenzimet për fëmijë, ushqim, rroba dhe për udhëtimet. Për t’i mbuluar të gjitha këto shifra asaj i duhen 73 mijë dollarë në muaj.