Ish-bashkiaku ia lë 4 milionë euro trashëgimi qytezës që drejtoi
26 qershor 2018
| 10:39
Carlo Nicoli (Dc) ka lënë si trashëgimi katër milionë euro në Bashkinë e Fornovos San Giovanni, qendra e pesë mijë banorëve të Bergamos së Ulët, të cilën e kishte administruar në vitin 1962 dhe 1975.
Kjo u bë me dije nga kryetari aktual, Gian Carlo Piana, gjatë këshillit të fundit bashkiak të qytetit. Ish-kryetari i bashkisë vdiq në moshën 85-vjeçare dhe i la të gjitha pasuritë e tij në qytet.