Ish-basketbollistet e njohura, vëzhguese në Superkupën Mbarëkombëtare
Superkupa Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave do të zhvillohet në Vlorë më 13 dhe 14 tetor në Vlorë.
Kjo është hera e parë që Superkupa Mbarëkombëtare organizohet nga Liga Unike në konkurrencën e femrave. Në këto ndeshje vëzhguese do të jenë tri ish-basketbolliste të njohura.
Vlora Braha dhe Anduena Rifati do të jenë në gjysmëfinale, kurse Edera Alibegaj në finale. Braha është ish-basketbolliste e Gjeneratës së Artë të Universitetit të Prishtinës, ku fitoi shumë trofe në basketbollin e Kosovës, është shprehur e nderuar që do të jetë vëzhguese në editonin e parë dhe historik. Anduena vjen nga një familje sportistësh.
Ajo ishte basketbolliste e dalluar e Bashkimit dhe mbrojti edhe ngjyrat e Kosovës. Anduena fitoi disa herë titullin dhe Kupën në Kosovë si dhe u zgjodh MVP, kurse katër herë është zgjedhur sportiste e vitit në Prizren si dhe ka marrë çmimin e karrierës. Edera Alibegaj, po ashtu, është një emër i basketbollit shqiptar në konkurrencën e femrave.
Edera ka qenë basketbolliste e dashur, duke përfaqësuar edhe Shqipërinë në garat ndërkombëtare, trajnere e dalluar, si dhe anëtare e Bordit të Federatës Shqiptare të Basketbollit.
/Epoka e re/