Ish-burri i Drenusha Latifit sonte në Big Brother VIP Kosova
Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, do të jetë në fokus të spektaklit sonte në Prime të Big Brother VIP Kosova.
Lajmin e konfirmoi moderatorja Diellza Daka, moderatorja e emisionit “Big Talk”, Diellza Daka në “Kosova today”, duke krijuar pritshmëri të larta për shikuesit.
“A do të kërkojë ai ballafaqim me Drenushën apo me Rezin, nuk e dimë akoma” tha Daka, duke inkurajuar audiencën që të ndjekë këtë episod interesant të emisionit.
Drenusha Latifi ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar nga partneri i saj në televizion, çka e bën këtë situatë edhe më delikate.
Hyrja e Atillës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, mund të sjellë tensione të reja dhe dinamika interesante, duke pasur parasysh historinë e tyre.
Me këto zhvillime, shikuesit presin me padurim se si do të përballen këta dy individë në këtë ambient të mbyllur, ku çdo reagim mund të krijojë pasojat e tij.
Tensioni mes Drenushës dhe Atillës, së bashku me atmosferën e përgjithshme të shtëpisë, premton një episod emocionues dhe të paparashikueshëm.