Ish-çiklistja sllovake shkëlqen si modele
22 tetor 2018
| 11:31
Modeluesja 26-vjeçare sllovake, Lucia Javorcekova, një ish-çikliste, ka lënë biçikletën për t’iu përkushtuar modelingut dhe tashmë jeton në Milano, ku ka pozuar për kompani të ndryshme mode.
Në një intervistë për një revistë mode, Lucia është shprehur se pasionin për biçikletën e ka zëvendësuar me pasionin për futbollin, teksa ka thënë se bën tifo për futbollistët sllovakë. “Ndjek shpesh ndeshje futbolli këtu në Itali.
Hamsik është kapiteni i kombëtares, por mua më pëlqen më shumë Skriniar. Më ka bërë tifoze të Interit, ndoshta edhe pse jetoj në Milano”, ka thënë Lucia.