Ish-deputeti Bekë Berisha: Presim fitore nga Istogu
11 shtator 2019
| 13:03
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha u ka uruar fitore hendbollistëve të Istogut në ndeshjen e Kupës së Evropës EHF CUP kundër skuadrës HC Gomel.
“Vajzat e Kosovës po vazhdojnë të na e zbardhin fytyrën anë e mbanë. KHF. Istogu udhëtuan drejtë Bjellorusisë, ku me datën 13-14 shtator zhvillojnë ndeshjen e Kupës së Evropës EHF CUP kundër skuadrës HC Gomel. Suksese vajzave të Istogut, ju presim me fitore!”, ka shkarkuar Berisha në “Facebook”.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputetet në zgjedhjet e 6 tetorit, është njëri nga politikanët që e përkrah më se shumti sportin.
/Epoka e re/