
Ish-deputeti Driton Qaushi martohet me motrën e Dardan Molliqajt
05 korrik 2022
| 17:07
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Qaushi, i cili është djali i profesorit të ndjerë Bradhyl Qaushit është martuar me Leonida Molliqajn.
Leonida është motra e kryetarit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.
Driton Qaushi në të kaluarën ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa sot është anëtar i PSD-së.