Ish-deputeti Eduard Ndocaj zbulon marrëdhënien me modelen
21 tetor 2019
| 11:19
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj dhe modelja Kejvina Kthella kanë folur së fundmi për pjesëmarrjen në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”.
Të ftuar pasditen e së shtunës në emisionin “Rudina”, Eduarti rrëfeu gjithashtu lidhjen e tyre të ngushtë familjare.
“Kejvina është rritur me fëmijët e mi. Unë me të atin e Kejvinës jemi kushërinj të dytë. Kam bashkëpunuar me të atin e saj. Kejvina është si vajza ime”-u shpreh Ndocaj.
“Po, jemi rritur bashkë me fëmijët e xhaxhit, në Itali, si dhe i thërras xhaxhi normalisht”-vijoi fill më pas Kejvina.